KOSOVA

Abdixhiku i përgjigjet Abdulla Hotit dhe Hykmete Bajramit: S’rrotullohet shteti për një ambicie

Kosova.Today ·

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit dhe deklaratave të zyrtarëve të partisë, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, të cilët paralajmëruan lëvizje për udhëheqjen e subjekti....

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit dhe deklaratave të zyrtarëve të partisë, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, të cilët paralajmëruan lëvizje për udhëheqjen e subjekti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i LDK-së ka kritikuar qasjen e kolegëve të tij, duke e cilësuar situatën të papranueshme dhe duke theksuar se ambiciet personale po vendosen para interesit shtetëror.

Reagimi i plotë i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku:

S’rrotullohet shteti për një ambicie.

Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!

LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete.

Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vjosa Osmani: U arrestua pronari i lopës, Arlinda u la në duartë e vdekjes

14.11.2026

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15.11.2026

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

14.11.2026

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026