JETA

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

Kosova.Today ·

Sot është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Nga ky institucion nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca e nisur të enjten për konstituimin e legjislaturës së 11-të. Ajo e nisur një ditë më parë, u ndërpre me...

Sot është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Nga ky institucion nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca e nisur të enjten për konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Ajo e nisur një ditë më parë, u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka kërkuar kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.

Kërkesa e Kurtit u përcoll me reagime të ligjvënësve të Partisë Demokratike.

Pavarësisht reagimeve, kryesuesi Avni Dehari, i cili është deputet i Vetëvendosjes, i ndërpreu punimet e seancës.

E para ndërprerjes së saj, u arrit të përfundohen dy pikat e para të rendit të ditës: ajo për formimin e komisionit për verifikimin e mandateve të deputeteve dhe betimi i tyre.

Me t’u konstatuar se gjithçka është në rregull me ligjvënësit e zgjedhur, ata dhanë betimin. Këtë e bënë edhe deputetët e Listës Serbe, subjekt që mbështetet nga Beogradi zyrtar.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Një ditë në botën e të rriturve, dita e së ardhmes në Zvicër

12.11.2026

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova (FOTO)

15.11.2026

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026

Subvencionet për sigurimin shëndetësor, dallime të mëdha mes kantoneve të Zvicrës

15.11.2026