MAQEDONIA

Nis viti i ri akademik 2026/2027 në Maqedoninë e Veriut, në universitete rreth 53 mijë studentë

Kosova.Today ·

Në universitetet në vend sot nis viti i ri akademik 2026/2027, me organizimin e orës së parë akademike. Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë rreth 20 universitete, ndërsa në studimet universitare çdo vit janë të regjistruar rreth 53.500 studentë....

Në universitetet në vend sot nis viti i ri akademik 2026/2027, me organizimin e orës së parë akademike.

Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë rreth 20 universitete, ndërsa në studimet universitare çdo vit janë të regjistruar rreth 53.500 studentë. Prej tyre, 46.925 janë studentë të rregullt, ndërsa rreth 6.600 ndjekin studimet me korrespondencë.

Këtë vit, rreth 13.800 studentë të rinj janë regjistruar për herë të parë në vitin e parë të studimeve.

Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ora e parë akademike do të mbahet në pllajën e Universitetit, duke filluar nga ora 10:00.

Është paralajmëruar program festiv me fjalime zyrtare, program kulturor dhe artistik, si dhe sesion informues dhe aktivitete shoqëruese për studentët.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER

13.11.2026

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100

14.11.2026

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE LIGJI PËR PROCEDURËN PENALE PUBLIKOHEN NË ENER

13.11.2026