Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në 50 numrin e mjekëve të punësuar në dy fazat e projektit. Sipas drejtorit Sasho Stoshevski, procedura e punësimit...
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në 50 numrin e mjekëve të punësuar në dy fazat e projektit.
Sipas drejtorit Sasho Stoshevski, procedura e punësimit tashmë ka nisur. Nga 23 vendet e reja, gjashtë janë për neurologji, katër për mjekësi interne dhe tri për pulmologji e alergologji. Të tjerët do të shpërndahen në specialitete të ndryshme, përfshirë kardiologjinë, gjinekologjinë, ortopedinë dhe psikiatrinë.
Por mbetet pyetja: sa nga 23 specializantët janë shqiptarë? Institucionet nuk kanë bërë të ditur përkatësinë etnike të kandidatëve.
The post Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?! appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.