KOSOVA

Aksident në Lubozhdë të Istogut, pesë të lënduar

Kosova.Today ·

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku janë lënduar pesë persona. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Gazeta Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30....

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku janë lënduar pesë persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Gazeta Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdë-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKMF-Istog, për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Rastin po e hetojnë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin

15.11.2026

Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

16.11.2026

Sveçla për aksionin “Heshtja”: Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë e pandalshme

15.11.2026

Pse serbët në veri paguajnë më pak për rrymën? Rizvanolli e gjuan ‘topin’ te ZRrE: Të hetojë

16.11.2026