MAQEDONIA

Aksident tragjik në rrugën Veles–Shtip: humb jetën 47-vjeçari nga Kumanova, lëndohet pasagjerja

Kosova.Today ·

Një 47-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrugën magjistrale Veles–Shtip. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 10 shtator, rreth orës 14:05, pranë kryqëzimit për fshatin Dorfulli, në Komunën...

Një 47-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrugën magjistrale Veles–Shtip.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 10 shtator, rreth orës 14:05, pranë kryqëzimit për fshatin Dorfulli, në Komunën e Lozovës. Automjeti i tipit “Shkoda”, me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte A.S. (47) nga Kumanova, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë.

Në aksident është lënduar edhe pasagjerja T.S. (44), po ashtu nga Kumanova, e cila është dërguar për trajtim në Spitalin Klinik të Velesit.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i 47-vjeçarit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.

Në vendin e aksidentit është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i OVR Sveti Nikollës. Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen pas përfundimit të hetimit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Iseni: Davor Macura i blen aksionet për hyrjen e “Alta Bankës” drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit

14.11.2026

Admir Shabani: A kishte ndikim Artan Grubi ndaj Ali Ahmetit përmes dokumenteve të ‘Alta Bankës’?

15.11.2026

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER

13.11.2026