KOSOVA

Aksion i madh i MPB-së, bastisje në rreth 20 lokacione për shkak të patentave të dyshimta

Kosova.Today ·

Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon një aksion të koordinuar në disa lokacione, nën dyshimet për lëshim të paligjshëm dhe falsifikim të patentë-shoferëve për kategoritë C dhe D, për drejtimin e kamionëve dhe autobusëve. Sipas informacioneve...

Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon një aksion të koordinuar në disa lokacione, nën dyshimet për lëshim të paligjshëm dhe falsifikim të patentë-shoferëve për kategoritë C dhe D, për drejtimin e kamionëve dhe autobusëve.

Sipas informacioneve , kontrolle dhe bastisje po kryhen ndaj të paktën 25 personave, ndërsa një pjesë e tyre tashmë janë privuar nga liria.

Mes të dyshuarve dyshohet se ka edhe punonjës të MPB-së, ndërsa disa persona dyshohet se kanë drejtuar autobusë dhe automjete të rënda transportuese me patentë-shoferë të falsifikuar, brenda dhe jashtë vendit.

Sipas informacioneve paraprake, mënyra e funksionimit dyshohet se ka qenë që personat të deklaronin se e kishin humbur patentë-shoferin që posedonin për drejtimin e automjeteve, ndërsa gjatë procedurës për zëvendësimin e dokumentit, me ndihmën e një punonjësi të MPB-së, në patentë u shtoheshin kategori për të cilat nuk kishin dhënë provim dhe nuk kishin bazë ligjore për t’i marrë.

Për këto ndryshime të paligjshme dyshohet se janë dhënë para në këmbim të shërbimit.

Aksioni është në zhvillim e sipër, ndërsa priten më shumë detaje nga institucionet kompetente për personat e përfshirë dhe veprat për të cilat dyshohen./INA

The post Aksion i madh i MPB-së, bastisje në rreth 20 lokacione për shkak të patentave të dyshimta appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026

Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i Kosovës (FOTO)

15.11.2026

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

16.11.2026

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen

15.11.2026