JETA

Aksion kundër krimeve kibernetike, nëntë të arrestuar për mashtrimin e suedezëve

Kosova.Today ·

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se nëntë persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Mashtrimi”, në lidhje me një skemë të dyshuar mashtrimi përmes investimeve në kriptovaluta. Sipas njoftimit të Prokurorisë,...

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se nëntë persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Mashtrimi”, në lidhje me një skemë të dyshuar mashtrimi përmes investimeve në kriptovaluta.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026, në disa lokacione në Prishtinë, ku të dyshuarit, duke vepruar si grup, pretendohet se kanë mashtruar shtetas suedezë përmes qendrave ilegale të thirrjeve (Call Center).

Të dyshuarit dyshohet se janë paraqitur si ofrues të investimeve në kriptovalutën Bitcoin, duke i bindur viktimat të investonin para. Pas investimeve, mjetet financiare dyshohet se janë transferuar në llogari të tjera të panjohura, duke u shkaktuar të dëmtuarve dëme të konsiderueshme materiale.

Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë aksionit, dy nga të dyshuarit, me inicialet R.H. dhe D.H., dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Për këtë arsye, ata dyshohen edhe për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Ndalimi i nëntë të dyshuarve është bërë me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Një ditë në botën e të rriturve, dita e së ardhmes në Zvicër

12.11.2026

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Ky aparat në kuzhinë harxhon rrymë edhe kur nuk e përdorni

11.11.2026