MAQEDONIA

Aksion policor në një lokal në Tetovë, pronarit i gjenden 15 paketime me lëndë të bardhë pluhur

Kosova.Today ·

Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te dy persona është gjetur një substancë e bardhë në formë pluhuri, përcjell tetova1 Në aksion kanë marrë pjesë zyrtarë policorë...

Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te dy persona është gjetur një substancë e bardhë në formë pluhuri, përcjell tetova1

Në aksion kanë marrë pjesë zyrtarë policorë nga Sektori për Punë Kriminalistike pranë SPB Tetovë dhe ekipi mobil “Task Force”, në koordinim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Brenda lokalit është gjetur pronari J.T. (54) nga fshati Trebosh. Gjatë kontrollit personal, atij i janë gjetur 15 paketime me një substancë të bardhë në formë pluhuri, pas së cilës është privuar nga liria.

Para lokalit, policia ka hasur edhe M.R. (48) nga Tetova. Gjatë kontrollit të tij, gjithashtu është gjetur një substancë e bardhë në formë pluhuri, për çka edhe ai është privuar nga liria.

Të dy personat janë mbajtur në stacion policor.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dy personave do të pasojnë kallëzime përkatëse.

Ndërkohë, mbetet të përcaktohet se për çfarë lënde bëhet fjalë konkretisht.

Aksioni në lokalin në Tetovë është realizuar në koordinim mes policisë, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026

Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?

13.11.2026

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë

14.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026