MAQEDONIA

Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?

Kosova.Today ·

Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat që pritet të marrin pozita të reja në kuadër të riorganizimit të eshalonit të dytë të Qeverisë...

Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat që pritet të marrin pozita të reja në kuadër të riorganizimit të eshalonit të dytë të Qeverisë.

Sipas informacioneve që mëson Zhurnal, Albrim Hoxha do të kalojë nga pozita e zëvendësministrit të Bujqësisë në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Shkodran Alili pritet të marrë pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa Oliver Milanov do të kalojë në Ministrinë e Bujqësisë.

Ndërkohë, në kuadër të këtyre ndryshimeve përmendet edhe emri i Shener Biljalit, këshilltarit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili sipas informacioneve pritet të marrë pozitën e zëvendësministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Ndryshimet përfshijnë disa resore qeveritare dhe janë pjesë e riorganizimit kadrovik që po zhvillohet mes partnerëve të koalicionit qeverisës. përcjell Zhurnal.mk .(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BDI 7,9%, VLEN 7,1%! Anketat e tetorit nxjerrin diferencë mes dy rivalëve shqiptarë!

11.11.2026

Punësimet ‘tinëzare’ në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë shqiptar

12.11.2026

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe pranimin e terapisë

12.11.2026

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

13.11.2026