KOSOVA

OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

Kosova.Today ·

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për organizimin e 240 konferencave për media, duke kritikuar mënyrën se si kjo gjykatë po e paraqet transparencën e punës së saj...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për organizimin e 240 konferencave për media, duke kritikuar mënyrën se si kjo gjykatë po e paraqet transparencën e punës së saj.

Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK ka theksuar se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për konferenca të shumta për ta kuptuar drejtësinë, por për procese gjyqësore të paanshme, transparencë dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut.

“Znj. Trendafilova, ju dhe Gjykata Speciale që udhëhiqni, jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare!”, thuhet në reagim.

Organizata ka ngritur pikëpyetje nëse Dhomat e Specializuara kanë qenë po aq transparente edhe për pretendimet dhe shqetësimet e mbrojtjes, ankesat lidhur me kushtet e paraburgimit dhe pretendimet për shkelje të të drejtave të të akuzuarve.

Sipas OVL-UÇK-së, komunikimi transparent nuk mund të shërbejë si mbulesë për shkeljet e mundshme në proceset gjyqësore.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti udhëtoi për në Francë, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

08.11.2026

Vdes në moshë të re mërgimtari Artan Bytyqi nga Ferizaj

09.11.2026

Nesër varroset 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Prizren

07.11.2026

E DIELA SJELL MOT TË FTOHTË! Temperaturat zbrasin deri në -4°c, por nuk mungon as dielli

08.11.2026