OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për organizimin e 240 konferencave për media, duke kritikuar mënyrën se si kjo gjykatë po e paraqet transparencën e punës së saj.
Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK ka theksuar se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për konferenca të shumta për ta kuptuar drejtësinë, por për procese gjyqësore të paanshme, transparencë dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut.
“Znj. Trendafilova, ju dhe Gjykata Speciale që udhëhiqni, jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare!”, thuhet në reagim.
Organizata ka ngritur pikëpyetje nëse Dhomat e Specializuara kanë qenë po aq transparente edhe për pretendimet dhe shqetësimet e mbrojtjes, ankesat lidhur me kushtet e paraburgimit dhe pretendimet për shkelje të të drejtave të të akuzuarve.
Sipas OVL-UÇK-së, komunikimi transparent nuk mund të shërbejë si mbulesë për shkeljet e mundshme në proceset gjyqësore.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.