SHQIPERIA

Akuzohet se mbyti të atin me lak teli në Patos, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën për fshehje krimi

Kosova.Today ·

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasen E.R., e akuzuar për vrasjen e babait të saj në Patos, A.R., duke i shtrënguar qafën me një lak teli, çka i ka shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, në...

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasen E.R., e akuzuar për vrasjen e babait të saj në Patos, A.R., duke i shtrënguar qafën me një lak teli, çka i ka shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, në gjyq është dërguar edhe e ëma e vajzës, shtetasja V.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 79/a të Kodit Penal dhe shtetasen V.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal nr.1073/2025, rezultoi se më 23/07/2025, në banesën e familjes, në fshatin Frashër, Patos, shtetasja E.R. ka vrarë babain e saj, shtetasin A.R., duke i shtrënguar qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes dhe përpara mbërritjes së shërbimeve të policisë, shtetasja V.R., bashkëshortja e viktimës dhe nëna e të akuzuarës, ka kryer veprime për pastrimin e ambientit ku u gjet viktima dhe për larjen e trupit të tij. Këto veprime kanë pasur si qëllim ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Nga analiza e deklarimeve të administruara, rezultateve të ekspertimit mjeko-ligjor, këqyrjes së vendit të ngjarjes, sendeve të sekuestruara dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Pëtgjithshëm Fier arriti në përfundimin se shtetasja E.R. ka kryer veprimet që kanë sjellë vdekjen e babait të saj, ndërsa shtetasja V.R. ka kryer veprimet e mësipërme me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

The post Akuzohet se mbyti të atin me lak teli në Patos, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën për fshehje krimi appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër

13.11.2026

Tjetërsuan pronën e një personi, gjykata cakton masë “Arrest me burg” për 3 zyrtarët e Kadastrës Fier dhe noteres

13.11.2026

Rama për deklaratat e Veliajt: Nuk janë të vërteta bisedat e pretenduara me ministrin Gogu

14.11.2026

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

13.11.2026