MAQEDONIA

Alarm në Universitetin “Nënë Tereza”: Rritet numri i studentëve, mungojnë hapësirat

Kosova.Today ·

Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup po krijon nevojë të shtuar për hapësira, ndërsa kampusi i ri universitar ende nuk është ndërtuar. Përballë kësaj situate, Rektorati i UNT-së ka kërkuar mbështetjen e institucioneve...

Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup po krijon nevojë të shtuar për hapësira, ndërsa kampusi i ri universitar ende nuk është ndërtuar.

Përballë kësaj situate, Rektorati i UNT-së ka kërkuar mbështetjen e institucioneve qeveritare për renovimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese.

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetahu, ngre alarmin se hapësirat aktuale nuk janë të mjaftueshme për nevojat e universitetit dhe se, deri në ndërtimin e kampusit të ri, duhet të gjendet një zgjidhje e përkohshme për një nga fakultetet, i cili do të duhet të rialokohet në një objekt tjetër.

“Një nga fakultetet duhet të rialokohet në një objekt tjetër për një periudhë të pacaktuar, derisa të ndërtohet kampusi i ri universitar”, ka deklaruar Fetahu.

Sipas Rektoratit, rritja e interesimit dhe e numrit të studentëve e bën edhe më urgjente zgjidhjen e çështjes së hapësirave. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrje institucionale për përmirësimin e kushteve ekzistuese, deri në realizimin e kampusit të ri të UNT-së.

The post Alarm në Universitetin “Nënë Tereza”: Rritet numri i studentëve, mungojnë hapësirat appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

LSH zgjodhi strukturat partiake në Gostivar

15.11.2026

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

14.11.2026

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

13.11.2026

Admir Shabani: A kishte ndikim Artan Grubi ndaj Ali Ahmetit përmes dokumenteve të ‘Alta Bankës’?

15.11.2026