MAQEDONIA

Alarm nga zjarret në Kumanovë e Likovë, dy vatra ende aktive në terrene të paarritshme

Kosova.Today ·

Dy zjarre të mëdha pyjore në rajonin e Likovës vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit zjarrfikësit kanë ndërhyrë në rreth dhjetë lokacione në rajonin e Kumanovës. Një nga vatrat ndodhet në rrugën drejt manastirit në Mateç,...

Dy zjarre të mëdha pyjore në rajonin e Likovës vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit zjarrfikësit kanë ndërhyrë në rreth dhjetë lokacione në rajonin e Kumanovës.
Një nga vatrat ndodhet në rrugën drejt manastirit në Mateç, ku kanë intervenuar tri ekipe të Ndërmarrjes së Pyjeve. Për shkak të terrenit të paarritshëm, zjarri nuk ka mundur të lokalizohet plotësisht dhe, sipas Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza, për shuarjen efikase mund të nevojitet ndërhyrje nga ajri.
Situatë e ngjashme është edhe në Strimë, ku flakët gjatë ditës së djeshme arritën deri pranë shtëpive të para. Banorët arritën ta shuajnë zjarrin pranë fshatit, por vatra në zonën malore të quajtur “Guri Kuq” vazhdon të jetë aktive.
Gjatë ditës janë regjistruar zjarre edhe në Mateç, Vaksincë, Potok Seravë, Lubodrag, zonën industriale dhe disa lokacione të tjera, kryesisht me bar dhe vegjetacion të thatë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet

15.11.2026

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

14.11.2026

Fillon debati për buxhetin e vitit 2027 në RMV, janë paraqitur mbi 300 amendamente

13.11.2026