SPORTI

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët

Kosova.Today ·

Mbrojtësi i Hoffenheimit dhe Kosovës, Albian Hajdari, është operuar në të dyja këmbët pas lëndimeve të pësuara gjatë një periudhe të shkurtër. Ai ka operuar gjurin e majtë dhe shputën e këmbës së djathtë. Lëndimin e shputës e pësoi gjatë një...

Mbrojtësi i Hoffenheimit dhe Kosovës, Albian Hajdari, është operuar në të dyja këmbët pas lëndimeve të pësuara gjatë një periudhe të shkurtër.

Ai ka operuar gjurin e majtë dhe shputën e këmbës së djathtë. Lëndimin e shputës e pësoi gjatë një stërvitje me Hoffenheimin, ndërsa meniskun e gjurit të këmbës së djathtë gjatë grumbullimit të fundit me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Hajdari është vizituar të enjten nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, transmeton albinfo.ch.

“Sot pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e Kombëtares sonë, Albian Hajdari, i cili së fundmi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë. Albianit i uroj rehabilitim sa më të lehtë e të suksesshëm dhe rikthim sa më të shpejtë e më të fortë në fushën e blertë”, ka shkruar kryetari Ademi në rrjetet sociale.

Hajdari debutoi në tetor të vitit të kaluar te Kosova. U bë shpejtë lider i mbrojtjes “dardane”. Për Kosovën ka luajtur tetë ndeshje. Para se t’i bashkohej Kosovës, Hajdari luajti një ndeshje për Zvicrën A.

The post Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

KUJDES TIFOZË! FFK publikon rregullat e rrepta për ndeshjen Kosovë–Izrael, ja çfarë ndalohet në “Fadil Vokrri”

13.11.2026

Naim Samiu shpallet kampion bote në kickboxing në Madrid, përfaqësoi Shqipërinë

11.11.2026

“I shkreti mbrojtësi serb”, Klopp bën shaka pas debutimit mahnitës të Grudës

14.11.2026

Ndeshja Kosovë-Izrael, policia me plan operativ: Gjatë lëvizjes së eskortës do të ketë ndërprerje trafiku

14.11.2026