KOSOVA

Albulena Haxhiu rizgjidhet Kryetare e Kuvendit

Kosova.Today ·

Sot më 9 shtator, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet në orën 11:00, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Vetëvendosje pritet ta rikandidojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ndërsa PDK-ja pritet të...

Sot më 9 shtator, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet në orën 11:00, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Vetëvendosje pritet ta rikandidojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ndërsa PDK-ja pritet të propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare, e LDK-ja Kujtim Shalën, transmeton Klankosova.tv.

Kjo seancë po vjen në një situatë mjaft të ndërlikuar politike, sepse ende nuk është e qartë nëse do të sigurohen votat e nevojshme.

Disa analistë dhe njohës të çështjeve kushtetuese e kanë vlerësuar këtë seancë si të parakohshme dhe si një veprim politik të partisë në pushtet.

Në anën tjetër, Aleanca ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive. Pas mbledhjes së kryesisë të martën, kreu i kësaj partie, Ardian Gjini ka thënë se ky ka qenë qëndrimi i përgjithshëm i partisë dhe se vetëm një anëtar i kryesisë ka pasur mendim ndryshe.

Sipas tij, Kuvendi mund të konstituohet edhe sot, por nëse ndodh pa u respektuar ajo që Aleanca e konsideron si procedurë kushtetuese, atëherë çështja mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Partitë tjera parlamentare shqiptare, LVV, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në seancë. /Klankosova.tv

The post Albulena Haxhiu rizgjidhet Kryetare e Kuvendit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

15.11.2026

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026

Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt

14.11.2026