KOSOVA

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

Kosova.Today ·

Protesta e thirrur nga studentët në Tiranë nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim drejt Zogut të Zi. Qarkullimi në Zogun e Zi është bllokuar, teksa disa prej protestuesve...

Protesta e thirrur nga studentët në Tiranë nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim drejt Zogut të Zi.

Qarkullimi në Zogun e Zi është bllokuar, teksa disa prej protestuesve kanë tentuar të heqin edhe kangjellat e trotuareve.

Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.

Gjatë tubimit studentët kanë përcjellë mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Do ta synojmë uljen” – Bajrami ia rikthen Kurtit premtimin e vitit 2019 për uljen e çmimit të rrymës, e lëshon deklaratën e tij në Kuvend

13.11.2026

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

13.11.2026

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

14.11.2026

Presidentja e dekreton ligjin për Byronë, Haxhiu: Secili që ushtron funksion publik duhet të ketë burim të ligjshëm e të dokumentuar të pasurisë

13.11.2026