KOSOVA

PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit: Kurti po mban peng institucionet

Kosova.Today ·

“Albin, ktheja qytetarëve zërin që u takon”, vazhdojnë protestat e opozitës para Qeverisë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar sërish kthimin e kushtetutshmërisë dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës,...

“Albin, ktheja qytetarëve zërin që u takon”, vazhdojnë protestat e opozitës para Qeverisë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar sërish kthimin e kushtetutshmërisë dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të institucioneve.

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fjolla Vukshinaj-Reçica, tha se pasojat e bllokimit të Kuvendit prekin drejtpërdrejt qytetarët, familjet dhe komunat.

“Bllokimi i Kuvendit të Kosovës nuk është një debat abstrakt politik. Nuk është vetëm një derë e mbyllur në këtë ndërtesë. Pas çdo dite që Kuvendi mbahet i bllokuar, është një qytetar që pret, një familje që ka një hall, një komunë që ka një projekt dhe një nevojë që mbetet pa zë. Këto janë pasojat reale të institucioneve të bllokuara. Sepse një Kuvend që nuk funksionon nuk mund t’i trajtojë siç duhet nevojat e qytetarëve, nuk mund të zhvillojë debatin për politikat dhe buxhetet që u duhen komunave dhe nuk mund t’i mbajë institucionet përgjegjëse”, deklaroi Vukshinaj-Reçica.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se Kurti dhe ministrat e tij duhet të largohen nga Qeveria në detyrë dhe të kthehen në Kuvend, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026

Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

15.11.2026

“Do ta synojmë uljen” – Bajrami ia rikthen Kurtit premtimin e vitit 2019 për uljen e çmimit të rrymës, e lëshon deklaratën e tij në Kuvend

13.11.2026

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15.11.2026