JETA

Ambasada e SHBA-së: Dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet, përfshirë përmbushja e zotimeve ndaj serbëve

Kosova.Today ·

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë thotë se dialogu strategjik me Kosovën do të vazhdojë kur të përmbushen zotimet e Kosovës në raport me serbët lokal. Përmes një përgjigjje zyrtare një zëdhënës i ambasadës së SHBA i tha...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë thotë se dialogu strategjik me Kosovën do të vazhdojë kur të përmbushen zotimet e Kosovës në raport me serbët lokal.

Përmes një përgjigjje zyrtare një zëdhënës i ambasadës së SHBA i tha Klan Kosovës se ky dialog ishte pezulluar për një kohë të pacaktuar në shtator të vitit 2025 për shkak të veprimeve të qeverisë së atëhershme në detyrë.

“Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet që kishte ndërmarrë qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës.Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigjje zyrtare


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Zvicra lejon ukrainasit me statusin S të vazhdojnë udhëtimet jashtë vendit

11.11.2026

Qyteti i Cyrihut, me paga minimale prej 23.90 frangash në orë nga 1 janari 2027

12.11.2026

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026