JETA

Apeli merr vendim për seancën në rastin e Liridona Ademajt

Kosova.Today ·

Gjykata e Apelit ka njoftuar për ndryshimin e orarit të seancës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas njoftimit zyrtar, seanca e caktuar për 29 tetor, nuk do të mbahet në orën 09:50, siç ishte paralajmëruar më herët,...

Gjykata e Apelit ka njoftuar për ndryshimin e orarit të seancës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca e caktuar për 29 tetor, nuk do të mbahet në orën 09:50, siç ishte paralajmëruar më herët, por në orën 11:10.

Gjykata ka bërë të ditur se ndryshimi ka të bëjë vetëm me orarin, ndërsa data e seancës mbetet e njëjtë.

Vendimi për ndryshimin e orarit është marrë nga Kolegji i Apelit me kërkesë të mbrojtjes së të dënuarit me burgim të përjetshëm, Naim Murselit, pasi ai në të njëjtën datë dhe orar është i angazhuar për përfaqësim edhe në një çështje tjetër në Gjykatën Supreme.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Cyrihu mund të ndërtojë mbi 20 mijë banesa pa prishur asnjë ndërtesë

11.11.2026

Ai punon në Mercedes…

13.11.2026