KOSOVA

“Ka ardhë koha për një datë tjetër”, Bajrami ironizon Kurtin për autostradën e Gjilanit

Kosova.Today ·

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me premtimin për përfundimin e autostradës së Gjilanit, duke theksuar se projekti ende nuk është përfunduar. Përmes një postimi në Facebook,...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me premtimin për përfundimin e autostradës së Gjilanit, duke theksuar se projekti ende nuk është përfunduar.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka rikujtuar se nga premtimi i Kurtit kanë kaluar 3 vjet, 2 muaj e 29 ditë, ndërsa autostrada, sipas saj, vazhdon të mbetet e papërfundua.

Ajo ka përmendur edhe reagimet e shumta të qytetarëve ndaj postimit për këtë premtim, i cili, sipas saj, ka marrë rreth 21 mijë pëlqime, 2,500 komente dhe mbi gjysmë milioni shikime.

Bajrami ka ironizuar mundësinë që Kurti të dalë me një datë të re për përfundimin e projektit, duke e paraqitur atë sërish si lajm të madh.

“Ka ardhë koha që Kurti me dalë me një datë tjetër, me e shpallë edhe një herë si lajm të madh e me i marrë edhe disa dhjetëra mijëra pëlqime nga militantët”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kërkuar që politikanët që nuk i mbajnë premtimet, të japin llogari.

“Politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet me dhënë llogari, jo me marrë vota e duartrokitje. Me kërku përgjegjësi nga politikanët nuk është turp, është vetëdije e lartë shoqërore, është kontribut për të ardhmen e fëmijëve tanë. Bëjeni!”, ka shkruar deputetja.

The post “Ka ardhë koha për një datë tjetër”, Bajrami ironizon Kurtin për autostradën e Gjilanit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

13.11.2026

Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës

13.11.2026

Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

13.11.2026

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

13.11.2026