MAQEDONIA

Arrestohet 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 18-vjeçare

Kosova.Today ·

Policia në Kumanovë ka privuar nga liria një 30-vjeçar, pas një denoncimi për një incident ndaj një vajze 18-vjeçare. Më 22 gusht 2026, rreth orës 22:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë ndaluar N.J. (30) nga Kumanova. Sipas denoncimit,...

Policia në Kumanovë ka privuar nga liria një 30-vjeçar, pas një denoncimi për një incident ndaj një vajze 18-vjeçare.

Më 22 gusht 2026, rreth orës 22:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë ndaluar N.J. (30) nga Kumanova.

Sipas denoncimit, më 20 gusht, rreth orës 00:15, teksa 18-vjeçarja po lëvizte në rrugën “Nikolla Karev” në Kumanovë, i dyshuari dyshohet se e ka prekur në trup, pas së cilës është larguar nga vendi me motoçikletë.

N.J. është ndaluar në stacionin policor. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

15.11.2026

VLEN: “Kopili” e ka babën politik në Zajaz!

15.11.2026

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026