MAQEDONIA

Artin Spahiu godet kryesinë e BDI-së: Në Dibër na lanë vetëm

Kosova.Today ·

Artin Spahiu, ish-funksionar i BDI-së dhe mik i ngushtë i ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, thotë se strukturat e AKI-së në Dibër u lanë pa mbështetje nga qendra e partisë gjatë zgjedhjeve lokale. Sipas tij, kandidati i koalicionit...

Artin Spahiu, ish-funksionar i BDI-së dhe mik i ngushtë i ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, thotë se strukturat e AKI-së në Dibër u lanë pa mbështetje nga qendra e partisë gjatë zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, kandidati i koalicionit për kryetar komune siguroi rreth 2.000 vota pa koalicione me partitë maqedonase dhe pa logjistikën e nevojshme partiake.

“I arritëm pa koalicione me partitë maqedonase, pa mbështetje logjistike nga qendra dhe pa përkrahjen e mekanizmave që duhej të ishin në shërbim të fushatës sonë”, shkruan Spahiu.

Për dështimin zgjedhor, Spahiu drejton akuza ndaj kryesisë së partisë, duke thënë se kandidatët dhe listat për këshilltarë u përcaktuan pa konsultim me bazën.

Në kryesinë e BDI-së mes tjerash bëjnë pjesë Bujar Osmani, Faton Ahmeti, Arta Bilalli Zendeli, dhe sekretari i përgjithshëm, Arbër Ademi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026

Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER

13.11.2026

Punësimet ‘tinëzare’ në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë shqiptar

12.11.2026

Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

13.11.2026