MAQEDONIA

Nuk i eci asgjë: Maqedonia e Veriut pëson humbje ndaj Skocisë, ndeshja ndërpritet nga një “mysafir i paftuar” (VIDEO)

Kosova.Today ·

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë në Ligën e Kombeve u ndërpre përkohësisht pasi një qen hyri në fushë, i cili nuk i solli fat, por ters përfaqësueses nikoqire. Ndeshja u ndërpre për rreth gjysmë minute, në minutën e nëntë, pasi...

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë në Ligën e Kombeve u ndërpre përkohësisht pasi një qen hyri në fushë, i cili nuk i solli fat, por ters përfaqësueses nikoqire.

Ndeshja u ndërpre për rreth gjysmë minute, në minutën e nëntë, pasi një qen hyri në fushë në stadiumin “Tose Proeski Arena”, në Shkup.

Qeni hyri në fushë dhe kaloi nëpër të, përpara se lojtari i Maqedonisë së Veriut, Sebastien Herrera, të përpiqej ta drejtonte qenin drejt vijës anësore.

Por, edhe kjo përballje nuk ishte me fat për përfaqësuesen nikoqire e cila humbi nga Skocia me rezultatin 0-2, ndeshje e xhiros së 3-të të sezonit të ri në Ligën B të Kombeve. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet

15.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

15.11.2026

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

13.11.2026