MAQEDONIA

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

Kosova.Today ·

Më 23.08.2026 në orën 09:50 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Tetovë është raportuar se te ta me lëndime dhe në gjendje të rëndë shëndetësore është pranuar një i mitur, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin...

Më 23.08.2026 në orën 09:50 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Tetovë është raportuar se te ta me lëndime dhe në gjendje të rëndë shëndetësore është pranuar një i mitur, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se rreth orës 08:30 në rrugën “Kiro Ristevski Drnc” në Tetovë, V.S. (42) nga Tetova, duke u lëvizur prapa me automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Touareg” pa shenja regjistrimi, me rrotën e pasme e ka shtypur djalin e tij gjashtëvjeçar, raporton Pa Censurë. Vëzhgimin e vendit e ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë

13.11.2026

LSH zgjodhi strukturat partiake në Gostivar

15.11.2026

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

15.11.2026

Qoku: Alta Banka dhe Soravia janë interesa të liderit suprem, jo të BDI-së

15.11.2026