KOSOVA

Bajrami: Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve

Kosova.Today ·

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me vendosjen e fotografive dhe simboleve në institucionet e Kosovës, duke thënë se historia e vendit nuk mund të ndryshohet përmes ndërrimit të tyre. Përmes një postimi në Facebook...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me vendosjen e fotografive dhe simboleve në institucionet e Kosovës, duke thënë se historia e vendit nuk mund të ndryshohet përmes ndërrimit të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka theksuar se presidenti historik, Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë kanë vend të përhershëm në historinë e shtetit të Kosovës dhe në institucionet e tij.

“Vlera dhe pesha e tyre historike nuk varen nga muri ku vendosen, e as nga vullneti i atyre që përkohësisht i drejtojnë institucionet”, ka shkruar Bajrami.

Ajo e ka shoqëruar reagimin me shprehjen popullore: “Dielli nuk mbulohet me shoshë”, duke lënë të kuptohet se historia nuk mund të fshihet apo të ndryshohet përmes veprimeve të tilla.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion endemk

08.11.2026

Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Britania e Madhe: Burnham konfirmon partneritetin dhe përkrahjen për Kosovën

08.11.2026

OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

09.11.2026

“14.9 milionë euro u blenë rrymë për shtatë ditë”

09.11.2026