MAQEDONIA

Bekim Sali në Bratislavë: Sllovakia mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kosova.Today ·

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në Bratislavë u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Juraj Blanár, me të cilin diskutoi për hapat e ardhshëm të procesit...

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në Bratislavë u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Juraj Blanár, me të cilin diskutoi për hapat e ardhshëm të procesit të integrimit evropian të vendit.

Sali falënderoi Sllovakinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi nevojën që procesi i zgjerimit të mbetet kredibil, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita.

“Përmbushja e detyrimeve të dakorduara duhet të pasohet me progres konkret.”

Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe çështjet bilaterale. Sali theksoi se këto çështje duhet të trajtohen përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë, duke ruajtur fokusin te reformat dhe standardet evropiane.

” ”
“Çështjet bilaterale duhet të trajtohen përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë, pa e humbur fokusin e procesit të anëtarësimit nga reformat dhe standardet evropiane.”

Sali vlerësoi lart rolin e Sllovakisë në mbështetje të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

13.11.2026

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026

Si u nda nga jeta trajneri i Shkëndijës në moshën 46 vjeçare

15.11.2026

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14.11.2026