MAQEDONIA

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Kosova.Today ·

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti në Ballkan, është në fokus të një investigimi mediatik italian. Në qendër është 44-vjeçari shqiptar Eneo Carka, i...

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti në Ballkan, është në fokus të një investigimi mediatik italian.

Në qendër është 44-vjeçari shqiptar Eneo Carka, i njohur edhe me nofkën “Napoleoni”, i cili dyshohet se ka krijuar lidhje të rëndësishme me organizata kriminale ndërkombëtare.

Sipas raportimit, Carka komunikon përmes sistemeve të sofistikuara, të cilat e bëjnë më të vështirë përgjimin e komunikimeve të tij.

Sipas hetuesve, ai ka transportuar sasi të mëdha kokaine në Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar dhe në rajonin e Ligurias në Itali, përfshirë qytetin e La Spezias.

Baza në Milano dhe lidhjet me rrjetet kriminale

Sipas hetimeve të përmendura në artikullin italian, Carka ka pasur mbështetje edhe në Milano, ku një bashkëkombës 46-vjeçar, dyshohet se ka qenë i përfshirë në pritjen e ngarkesave të kokainës dhe kryerjen e pagesave për drogën.

Raportimi thekson se Carka ka krijuar lidhje me grupe të ndryshme kriminale dhe se është një personazh me ndikim në rrjetet e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Ai flet shqip, anglisht, italisht dhe spanjisht, ndërsa sipas medias italiane, ka pasur kontakte edhe me figura të rëndësishme të trafikut të drogës në Amerikën Latine.

Dubai, strehë për personazhet e kërkuar nga drejtësia

Një tjetër element që nënvizohet në investigim është roli i Dubait si vendqëndrim për persona të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar.

Mes tyre përmendet edhe Sheval Muaremi, 49 vjeç, i konsideruar nga autoritetet si një prej figurave kryesore të klanit të Sarajit, në periferi të Shkupit. Ai dyshohet për vrasje, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të sasive të mëdha të kokainës.

Sipas artikullit, Muaremi jeton prej dy vitesh në Dubai, ku shfaqet edhe në rrjetet sociale. Mediat italiane theksojnë se mungesa e marrëveshjeve efektive për ekstradim mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa shteteve e ka bërë më të vështirë dorëzimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

Rasti i Denis Matoshit dhe pasuria në Emirate

Në investigim përmendet edhe 37-vjeçari shqiptar Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, i akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash.

Vëmendje të veçantë merr edhe ish-bashkëshortja e tij, Suada Sherifi, ish-Miss Shqipëria. Sipas autoriteteve belge, ajo dyshohet se zotëron pasuri të paluajtshme në Emiratet e Bashkuara Arabe me vlerë rreth 17 milionë euro.

Në artikull thuhet se në Dubai ajo organizon festa luksoze në shoqërinë e partnerit të saj të ri./CorriereDellaSera

The post Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të papunë në Maqedoninë e Veriut

12.11.2026

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

13.11.2026

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

13.11.2026

Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua?

13.11.2026