MAQEDONIA

Bekim Sali: Pavarësia është përgjegjësi për të ndërtuar një shtet të drejtë dhe demokratik

Kosova.Today ·

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ka uruar qytetarët me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sali theksoi se 8 Shtatori është një ditë që kujton rrugëtimin e përbashkët...

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ka uruar qytetarët me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sali theksoi se 8 Shtatori është një ditë që kujton rrugëtimin e përbashkët dhe përgjegjësinë ndaj shtetit, qytetarëve dhe brezave të ardhshëm.

Sipas tij, pavarësia nuk është vetëm një moment historik, por edhe përgjegjësi për të ndërtuar një shtet të drejtë, demokratik dhe të qëndrueshëm, ku çdo qytetar ndihet i barabartë dhe i respektuar.

“Përmes bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe përkushtimit ndaj vlerave demokratike, mund ta çojmë vendin tonë përpara dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, u shpreh Sali.

Ai uroi të gjithë qytetarët për 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë.

The post Bekim Sali: Pavarësia është përgjegjësi për të ndërtuar një shtet të drejtë dhe demokratik appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti i reagon BDI-së: Mos e keqpërdorni Badinterin për ta bllokuar Jurisprudencën në shqip!

13.11.2026

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

13.11.2026

Qoku: Alta Banka dhe Soravia janë interesa të liderit suprem, jo të BDI-së

15.11.2026

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

13.11.2026