SHQIPERIA

Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit

Kosova.Today ·

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’u bashkohen studentëve dhe të rinjve në mbështetje të protestës së tyre, e cila ka hyrë në ditën e nëntë te saj. Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve,...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’u bashkohen studentëve dhe të rinjve në mbështetje të protestës së tyre, e cila ka hyrë në ditën e nëntë te saj.

Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përgatit një plan për të destabilizuar vendin.

Sipas kreut të PD-së, ky plan synon krijimin e situatave të dhunshme.

“Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar. Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët për këtë, vetëm e vetëm që të ruajë pushtetin e tij”, deklaroi Berisha.

Gjatë videomesazhit, Berisha ngriti akuza edhe për persona të maskuar, të cilët, sipas tij, janë filmuar duke dalë nga ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe duke u infiltruar mes protestuesve.

Sipas kreut të opozitës, këta persona dyshohet se synojnë të nxisin incidente dhe të kryejnë veprime të paligjshme.

“Një grup personash me dopio maska janë filmuar ditën e djeshme duke dalë nga Ministria e Brendshme, me fytyrë të mbuluar me maskë të zezë, por edhe me maskën tjetër, duke thirrur ‘Rama në burg’, me qëllim për të mësyrë bizneset private dhe për të realizuar krime të tjera ndaj protestuesve, që t’u faturohen studentëve”, u shpreh Berisha.

The post Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier

13.11.2026

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

14.11.2026

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

14.11.2026