SHQIPERIA

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

Kosova.Today ·

Të shtëna me armë zjarri në ajër janë raportuar rreth orës 22:45 në lagjen nr. 6 të Durrësit, pas një konflikti mes dy personave. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar. Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se ngjarja ka...

Të shtëna me armë zjarri në ajër janë raportuar rreth orës 22:45 në lagjen nr. 6 të Durrësit, pas një konflikti mes dy personave. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e H. Ll., i dyshuar si autor i të shtënave.

Policia bën me dije se “grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

The post Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

12.11.2026

Ambasadori Wendt takim me studentët: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA

13.11.2026

Pas kaq vitesh në qeveri, Rama e pa të udhës të vijë në Manastir për Ditën e Alfabetit!

13.11.2026

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

12.11.2026