KOSOVA

Bërtima e të shara, disa protestues pengojnë deputetët e LDK-së të dalin nga Kuvendi

Kosova.Today ·

Disa protestues kanë penguar disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët hapën derën për të dalë nga Kuvendi. Protestuesit e mbledhur prapa objektit të Kuvendit për të kërkuar miratimin e projektligjit për ndryshimin e ligjit...

Disa protestues kanë penguar disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët hapën derën për të dalë nga Kuvendi.

Protestuesit e mbledhur prapa objektit të Kuvendit për të kërkuar miratimin e projektligjit për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale reaguan ashpër kur panë deputetët e LDK-së që po tentonin të dilnin nga Kuvendi. Deputetët e kësaj partie nuk morën pjesë në votim, duke paralajmëruar për pasoja nga miratimi i këtij propozimi.

U desh reagimi i policëve për t’i ndalur disa protestues që tentuan të afrohen te dera prapa Kuvendit.

“Hec me e votu ligjin. Hyni mrena! Hyni mrena majmuna”, dëgjohet teksa bërtet njëri, sipas një videoje të publikuar nga Demos.

Janë dëgjuar edhe sharje, ndërsa duke parë këtë situatë, deputetët që po dilnin jashtë e mbyllën derën e Kuvendit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin

14.11.2026

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

14.11.2026

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

15.11.2026