MAQEDONIA

Bërvenicë: AKI Fiton ndaj VLEN-it me 630 vota, shkon në balotazh me VMRO DPMNE

Kosova.Today ·

Pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve lokale, kandidati i AKI-së në Komunën e Bërvenicës ka nisur festën, duke shpallur fitoren në raundin e parë përballë kundërkandidatit shqiptar, Jakup Huseinit nga koalicioni VLEN. Sipas të...

Pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve lokale, kandidati i AKI-së në Komunën e Bërvenicës ka nisur festën, duke shpallur fitoren në raundin e parë përballë kundërkandidatit shqiptar, Jakup Huseinit nga koalicioni VLEN.

Sipas të dhënave të publikuara, AKI ka siguruar 2.150 vota, ndërsa VLEN ka marrë 1.520 vota.

Kandidati i AKI, Jahiji ka fituar ndaj VLEN-it me 630 vota në epërsi, me ç’rast ai shkon në balotazh me kandidatin e VMRO DPMNE, Stojanço Radiçevski.

Jahiji vlerësoi rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe të frymës demokratike gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se gara duhet të shërbejë si shembull i kulturës politike dhe i bashkëjetesës demokratike.

Ai ka falënderuar kundërkandidatin e tij, Jakup Huseinin, duke e cilësuar atë si korrekte, demokratike dhe evropiane. Balotazhi i zgjedhjeve në këtë komunë do të zhvillohet më 1 nëntor. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari para murit të Berlinit: Liria nuk është dhuratë, por fitore e demokracisë

13.11.2026

Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!

14.11.2026

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

13.11.2026

Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë!

13.11.2026