MAQEDONIA

VLEN: Për herë të parë, biblioteka e Tetovës merr status universitar

Kosova.Today ·

VLEN në një postim në Facebook thanë se: Edhe një e arritur historike e qeverisjes VLEN. Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë, për herë të parë, bëhet bibliotekë universitare. Studentët dhe profesorët do të kenë më shumë mundësi për të studiuar...

VLEN në një postim në Facebook thanë se: Edhe një e arritur historike e qeverisjes VLEN. Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë, për herë të parë, bëhet bibliotekë universitare. Studentët dhe profesorët do të kenë më shumë mundësi për të studiuar dhe për të bërë punë shkencore.

Me propozim të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, u miratua vendimi që zgjeron veprimtarinë e bibliotekës. Kjo do t’u mundësojë studentëve, profesorëve dhe hulumtuesve të shfrytëzojnë më gjerësisht literaturën dhe shërbimet e saj.

Përgatitja për provime, shkrimi i një teme diplome apo puna për një hulumtim shkencor kërkojnë literaturën e duhur. Me statusin universitar, biblioteka do të mund t’u përgjigjet këtyre nevojave, duke vazhduar t’u shërbejë edhe të gjithë qytetarëve, thonë nga VLEN.

Pas çdo studenti qëndron edhe mundi i familjes së tij. Po punojmë që studentët dhe familjet e tyre të kenë mbështetjen e duhur dhe të rinjtë mundësi për t’u zhvilluar këtu, në vendlindje. Për këtë jemi në qeverisje dhe për këtë punojmë çdo ditë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Fillon debati për buxhetin e vitit 2027 në RMV, janë paraqitur mbi 300 amendamente

13.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026

Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?

13.11.2026

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14.11.2026