KOSOVA

Bisedimet VV-LDK – A do të ketë takim sot me Kurtin, flet Abdixhiku

Kosova.Today ·

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të deklarohet për media pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së. Ai nuk qartësoi pretendimet për një takim të mundshëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti,...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të deklarohet për media pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ai nuk qartësoi pretendimet për një takim të mundshëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur sot mbledhjen me grupin parlamentar përpara seancës së nesërme konstituive.

Dje pasdite janë takuar liderët e VV-së dhe LDK-së në përpjekje për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Albin Kurti, pas takimit ka deklaruar se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani, nuk ka rezultuar me marrëveshje politike, por ka shërbyer për diskutimin e zhvillimeve aktuale dhe mundësive për bashkëpunim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026

Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

15.11.2026

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15.11.2026

Sveçla për aksionin “Heshtja”: Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë e pandalshme

15.11.2026