JETA

Me bluzën “Kosova po pret”, Vlora Çitaku kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Kosova.Today ·

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë sot në një mbledhje të komisionit parlamentar, e veshur me një bluzë ku shfaqeshin fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, me mbishkrimin “Kosova...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë sot në një mbledhje të komisionit parlamentar, e veshur me një bluzë ku shfaqeshin fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, me mbishkrimin “Kosova po pret”!

Pas përfundimit të mbledhjes, Çitaku ka folur para gazetarëve, duke shprehur pritjet e saj për procesin e apelit, raporton IndeksOnline.

“Kosova po pret. Ne presim që në apel të vendoset drejtësia”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka kritikuar vendimin e shkallës së parë në Hagë me 16 shtator, duke e cilësuar atësi “krim ndaj historisë dhe drejtësisë”.

Deputetja e PDK-së ka theksuar se do të vazhdojnë angazhimin për përmirësimin e situatës dhe për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra investoi 1.26 miliardë franga në mirëmbajtjen e autostradave

11.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Zvicra synon të ulë orarin maksimal të punës për infermierët nga 50 në 45 orë në javë

11.11.2026