KOSOVA

“Brenda javës”, Kurti deklarohet për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Kosova.Today ·

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media është deklaruar rreth mosprocedimit të Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Para gazetarëve, Kurti tha se brenda javës mund të dalin me një...

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media është deklaruar rreth mosprocedimit të Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Para gazetarëve, Kurti tha se brenda javës mund të dalin me një përgjigje për Kuvendin.

“Kemi një iniciativë ligjore nga PDK, kjo është çështje e Kuvendit që i është drejtuar Zyrës ligjore për opinion në Kryeministri. Tash zyra ligjore në Kryeministri, ka kërkuar mendim nga Zyra Ligjore e Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu edhe nga Departamenti për Buxhet nga Ministria e Financave. Kjo është procedura e rregullt. Prej informacioneve, brenda kësaj jave do ta kemi përgjigjen, si nga… Ministria e Drejtësisë ashtu edhe e Financave, dhe menjëherë do të ia japim përgjigjen Kuvendit”, tha Kurti.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

14.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

15.11.2026

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

14.11.2026