MAQEDONIA

VLEN: Brukseli i vlerësoi pozitivisht reformat, vendi ka marrë 140 milionë euro nga Plani i Rritjes

Kosova.Today ·

VLEN theksoi se mirëpret vlerësimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përparimin në zbatimin e Planit të Rritjes. “Gjatë vizitës në Shkup, ajo e cilësoi këtë përparim mbresëlënës dhe paralajmëroi pagesa tjera në...

VLEN theksoi se mirëpret vlerësimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përparimin në zbatimin e Planit të Rritjes.

“Gjatë vizitës në Shkup, ajo e cilësoi këtë përparim mbresëlënës dhe paralajmëroi pagesa tjera në javët në vijim, krahas 140 milionë eurove që Maqedonia e Veriut ka marrë deri tani.Këto mjete janë rezultat i punës serioze dhe përkushtimit të institucioneve për përmbushjen e detyrimeve të marra.Ministria për Çështje Evropiane, e drejtuar nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, koordinon zbatimin e Agjendës së Reformave dhe ndjek ecurinë e punës së institucioneve.
Për ne, ky vlerësim është arsye më shumë për ta vazhduar punën dhe për t’i përmbushur në kohë detyrimet e radhës. Po ashtu, mirëpresim përpjekjet e Brukselit për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit, si presim që të tejkalohen pengesat, në mënyrë që vendi të përparojë në negociatat me Bashkimin Evropian”, thekson VLEN.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026

Nga diaspora te projektet: Çfarë po përgatit Mexhiti në takimet në Turqi?

14.11.2026

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

14.11.2026

Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!

14.11.2026