MAQEDONIA

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

Kosova.Today ·

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka përshëndetur ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes për zbatimin e sistemit “One Stop Shop” me Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si një hap drejt lehtësimit të qarkullimit ndërmjet dy vendeve. Azizi ka...

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka përshëndetur ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes për zbatimin e sistemit “One Stop Shop” me Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si një hap drejt lehtësimit të qarkullimit ndërmjet dy vendeve.

Azizi ka theksuar se pas zbatimit të këtij sistemi me Kosovën, tashmë ai do të funksionalizohet edhe në pesë vendkalime kufitare me Shqipërinë.

“Pas rezultateve të jashtëzakonshme që pati kjo masë me Kosovën, tani e tutje do të zbatohet edhe në 5 vendkalimet kufitare me Shqipërinë”, ka shkruar Azizi.

Ai ka theksuar se forcimi i lidhjeve me Kosovën dhe Shqipërinë dhe lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve janë pjesë e përcaktimeve të VLEN-it.

“Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë. Ky është përcaktimi i VLEN-it!”, ka deklaruar Azizi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë

13.11.2026

VLEN: Levica dhe BDI në të njëjtin front kundër gjuhës shqipe, Shasivari ua theu tabunë 35 vjeçare

12.11.2026

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

12.11.2026

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”

12.11.2026