SHOWBIZ

Callum pas martesës me Duan: “Do të doja të rrisja disa fëmijë”

Kosova.Today ·

Aktori britanik Callum Turner ka shprehur hapur dëshirën e tij për të krijuar një familje në një të ardhme të afërt. Në një intervistë për kopertinën digjitale të revistës Esquire UK të gushtit 2026, ylli 36-vjeçar i filmit Eternity tregoi...

Aktori britanik Callum Turner ka shprehur hapur dëshirën e tij për të krijuar një familje në një të ardhme të afërt. Në një intervistë për kopertinën digjitale të revistës Esquire UK të gushtit 2026, ylli 36-vjeçar i filmit Eternity tregoi se si e sheh kapitullin e ardhshëm të jetës së tij pranë bashkëshortes së tij, këngëtares Dua Lipa.

I pyetur për planet e tij profesionale dhe personale, Turner u shpreh se dëshiron të vazhdojë punën e tij si aktor, por me shtimin e një familjeje.

“Më shumë nga e njëjta gjë,” tha ai për karrierën, duke shtuar shkurtimisht: “dhe familje.”

Kur u pyet nëse krijimi i një familjeje është një prioritet për të, aktori konfirmoi:

“Sigurisht, po, jam 36 vjeç. Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja disa fëmijë.”

Turner ka treguar më parë se Dua Lipa e frymëzon artistikisht, duke theksuar për The Hollywood Reporterse çelësi i marrëdhënies së tyre me agjenda të ngarkuara është përpjekja për të qëndruar bashkë sa më shumë të jetë e mundur.

Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni private në një bashki të Londrës më 31 maj, e cila u pasua nga një festë madhështore javën tjetër në Siçili. Callum Turner dhe Dua Lipa u lidhën për herë të parë në janar të vitit 2024 gjatë premierës së Masters of Air në Londër, për ta bërë marrëdhënien e tyre publike në Instagram në korrik të po atij viti.

Në qershor të vitit 2025, artistja konfirmoi fejesën e tyre për British Vogue, ku tregoi edhe unazën e saj të fejesës.

Dua Lipa ka zbuluar gjithashtu se takimi i tyre i parë ndodhi rastësisht në The River Cafe në Londër, ku të dy po lexonin të njëjtin libër.

Sa i përket të ardhmes me fëmijë, edhe këngëtarja ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë një ditë, duke pranuar se sfidë mbetet gjetja e momentit të duhur për shkak të turneve muzikore. Sipas saj, prindërimi është nga ato gjëra që “thjesht do të ndodhë kur të jetë momenti i duhur.” /Prive By Liberta Spahiu/

The post Callum pas martesës me Duan: “Do të doja të rrisja disa fëmijë” appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Vëllai jem, jeta pa ty është e vështirë” – mesazhi prekës i motrës së Altin Kryeziut

15.11.2026

Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit

14.11.2026

Njomza nënë për herë të dytë, zbulon emrin unik të djalit të porsalindur

11.11.2026

Brikena me një veprim të papritur pas dyshimeve për krizë me Mateon

14.11.2026