KOSOVA

“Çfarëdo që të ndodhë këtë javë në Kosovë” – Rutte flet për KFOR-in para verdiktit ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Kosova.Today ·

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve që mund të ndodhin këtë javë. Deklarata e Rutte vjen në prag të...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve që mund të ndodhin këtë javë.
Deklarata e Rutte vjen në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“KFOR-i është aty, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë këtë javë në Kosovë”, ka deklaruar Rutte, duke theksuar se NATO do të vazhdojë të kontribuojë për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.
Rutte tha se angazhimi i Aleancës për paqen dhe sigurinë në Kosovë mbetet i pandryshuar edhe në periudhën që vjen, ndërsa NATO do të vazhdojë të vlerësojë mënyrën më të mirë për organizimin dhe përshtatjen e misionit të KFOR-it sipas situatës në terren.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar zyrtarisht se aktgjykimi në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të shpallet më 16 shtator 2026, në orën 10:00. Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet edhe në gjuhën shqipe.
Të katër ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria ka kërkuar dënime prej 45 vitesh burgim për secilin prej tyre.
Në Kosovë, vendimi i pritshëm ka shkaktuar vëmendje të madhe publike, ndërsa autoritetet dhe institucionet ndërkombëtare po e përcjellin me kujdes situatën e sigurisë para dhe pas shpalljes së aktgjykimit.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15.11.2026

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026

Me mbi 30 plagë në trup nga lufta, historia e invalidit të UÇK-së nga Drenasi (Video)

15.11.2026

Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt

14.11.2026