KOSOVA

Çlirim Haziri: Asnjë deputet nuk do të dalë nga Kuvendi pa e votuar ligjin

Kosova.Today ·

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, nga dyert e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se protestuesit do të vazhdojnë qëndrimin deri në votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. “Ka 20 ditë e 20 net që po...

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, nga dyert e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se protestuesit do të vazhdojnë qëndrimin deri në votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Ka 20 ditë e 20 net që po qëndrojmë me dinjitet për UÇK-në, për gjakun e derdhur për liri, për heronjtë tanë dhe për ata që sot po mbahen në Hagë. Sot jemi para dyerve të Kuvendit me një kërkesë të qartë: votojeni ligjin”, tha Haziri.

Ai falënderoi qytetarët që qëndruan para Kuvendit gjatë gjithë natës, duke thënë se protesta do të vazhdojë deri në votim.

“Do të qëndrojmë këtu deri në votimin e ligjit. Asnjë deputet nuk do të dalë nga Kuvendi pa e votuar ligjin”, deklaroi Haziri.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme

13.11.2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026

Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen

14.11.2026

Kuvendi miraton marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar

13.11.2026