JETA

“Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vdekjen e të riut në aksident trafiku

Kosova.Today ·

Sherif Hoti është i riu që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë të trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku u përfshinë një kamion dhe një veturë, transmeton IndeksOnline. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe familjarët,...

Sherif Hoti është i riu që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë të trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku u përfshinë një kamion dhe një veturë, transmeton IndeksOnline.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe familjarët, të cilët me dhimbje të madhe kanë njoftuar miqtë dhe të afërmit.

“Na i copëtove zemrat more djalë, shumë shpejt shkove. Nuk po arrijmë ende ta besojmë që ai aksident trafiku do të ishte beteja jote e fundit me jetën. Zoti të mëshiroftë vëllau ynë, qofsh banor i xhenetit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sipas njoftimit mortor, Sherif (Mursel) Hoti kishte lindur më 9 shtator 1988, ndërsa ndërroi jetë më 26 gusht 2026. Varrimi i tij bëhet sot, më 27 gusht, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Bradash të Podujevës, te xhamia.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur mbrëmë se aksidenti ndodhi rreth orës 20:30, në kilometrin e 29-të të autostradës nga Vërmica.

Në aksident u përfshinë një kamion dhe një veturë. Si pasojë, një person mbeti pa shenja jete, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime dhe u dërguan për trajtim mjekësor.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shoqata e Mjekëve të Zvicrës kundërshton kufizimin e kostos

15.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026