Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë
Zvicra shënon nesër, më 14 nëntor, edicionin e shtatë të “Secondhand Day”, një ditë kushtuar ripërdorimit, shitjes, riparimit dhe shkëmbimit të produkteve të përdorura, përcjell albinfo.ch. Rrjeti i iniciativës përfshin rreth 700...
Zvicra shënon nesër, më 14 nëntor, edicionin e shtatë të “Secondhand Day”, një ditë kushtuar ripërdorimit, shitjes, riparimit dhe shkëmbimit të produkteve të përdorura, përcjell albinfo.ch.
Rrjeti i iniciativës përfshin rreth 700 pjesëmarrës në mbarë vendin, mes tyre dyqane të dorës së dytë, tregje, punishte riparimi dhe platforma online. Organizatorët synojnë të nxisin konsum më të përgjegjshëm dhe përdorim më të gjatë të produkteve.
Në Cyrih, aktiviteti shoqërohet me një festival në pesë lokacione: 25hours Hotel, THRYVE Concept Store, Talacker Bar, Schiffbau Foyer dhe KINOKONI. Programi përfshin veshje vintage, dizajn, punëtori krijuese, muzikë dhe diskutime për të ardhmen e konsumit.
Në Schiffbau Foyer do të organizohet shitje e veshjeve të përdorura sipas peshës. Ndërsa në KINOKONI parashikohet një ankand me sende personale të figurave të njohura, të ardhurat e të cilit do t’i dhurohen organizatës Winterhilfe Schweiz.
Aktivitetet në Cyrih zhvillohen nga ora 10:00 deri në 22:00, sipas lokacionit. Për diskutimin me myclimate dhe ankandin kërkohet regjistrim paraprak falas. Programi dhe harta e pjesëmarrësve gjenden në faqen zyrtare të iniciativës./Albinfo.ch
The post Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.