JETA

Cyrihu me objektiva të reja për integrimin e të huajve

Kosova.Today ·

Qyteti i Cyrihut ka përcaktuar objektivat e politikës së integrimit për vitet e ardhshme, duke synuar forcimin e bashkëjetesës dhe pjesëmarrjes së popullsisë së huaj në jetën publike. Sipas autoriteteve të qytetit, Cyrihu është një qytet i...

Qyteti i Cyrihut ka përcaktuar objektivat e politikës së integrimit për vitet e ardhshme, duke synuar forcimin e bashkëjetesës dhe pjesëmarrjes së popullsisë së huaj në jetën publike.

Sipas autoriteteve të qytetit, Cyrihu është një qytet i karakterizuar fuqishëm nga migracioni, ku pothuajse 45 për qind e popullsisë ka lindur jashtë Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Objektivat që do të zbatohen deri në vitin 2030 përfshijnë, ndër të tjera, luftimin e diskriminimit, lehtësimin e qasjes së shtetasve të huaj në shërbimet lokale dhe forcimin e pjesëmarrjes së migrantëve në jetën publike.

Masat do të zbatohen nga departamentet dhe zyrat e ndryshme komunale. Njoftimi i Cyrihut vjen në një kohë kur edhe autoritetet federale kanë prezantuar objektiva dhe masa të reja në fushën e integrimit.

The post Cyrihu me objektiva të reja për integrimin e të huajve appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra drejt kufizimit të fishekzjarrëve, rreth 70% e qytetarëve mbështesin iniciativën

15.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026

Gruas turke iu refuzua shtetësia për shkak të një përgjigjeje për sportin, kantoni rrëzon vendimin

11.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026