JETA

Dällikon ZH: Plagoset me thikë kosovari 24-vjeçar, arrestohen 3 të dyshuar

Kosova.Today ·

Një 24-vjeçar nga Kosova u plagos me thikë gjatë një grindjeje në Dällikon, Kantoni i Cyrihut të mërkurën në mbrëmje. Tre të dyshuar janë arrestuar. Viktima pësoi lëndime të mesme në krah dhe në pjesën e sipërme të trupit, tranmseton albinfo.ch....

Një 24-vjeçar nga Kosova u plagos me thikë gjatë një grindjeje në Dällikon, Kantoni i Cyrihut të mërkurën në mbrëmje. Tre të dyshuar janë arrestuar.

Viktima pësoi lëndime të mesme në krah dhe në pjesën e sipërme të trupit, tranmseton albinfo.ch. Siç njoftoi policia kantonale të enjten, ai u dërgua në spital me ambulancë, shkruan sda.

Hetimet fillestare zbuluan se grindja ndodhi në një dhomë hoteli. Kalimtarët e gjetën 24-vjeçarin të shtrirë përtokë në Regensdorferstrasse.

Të tre personat e arrestuar janë dy shtetas suedezë dhe një slloven, të moshës midis 20 dhe 33 vjeç, përcjell albinfo.ch. Policia kantonale e Cyrihut arrestoi dy nga të dyshuarit; i treti u arrestua në kantonin e Schaffhausen.

Motivi mbetet i paqartë.

The post Dällikon ZH: Plagoset me thikë kosovari 24-vjeçar, arrestohen 3 të dyshuar appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rreth 11 mijë e 500 banorë të regjionit të Bazelit e kanë shqipen gjuhën e tyre të parë

15.11.2026

Dua Lipa bëhet një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant Coachella

12.11.2026

Gruas turke iu refuzua shtetësia për shkak të një përgjigjeje për sportin, kantoni rrëzon vendimin

11.11.2026

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026