SHQIPERIA

Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo nga vendngjarja: Po shqyrtojmë alternativat për zgjidhjen e situatës

Kosova.Today ·

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar një vizitë në pallatin 5-katësh në Elbasan, ku shpërthimi tragjik i bombolës së gazit i mori jetën dy personave. Demo u shpreh se po sheh vazhdimësinë sesi do të marrë zgjidhje kjo emergjencë...

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar një vizitë në pallatin 5-katësh në Elbasan, ku shpërthimi tragjik i bombolës së gazit i mori jetën dy personave. Demo u shpreh se po sheh vazhdimësinë sesi do të marrë zgjidhje kjo emergjencë.

“Ne jemi duke parë me të gjitha institucionet vazhdimësinë dhe se si do të marrim zgjidhje për këtë problem. Duke filluar me vlerësimin e institutit të ndërtimit që tashmë e ka nxjerrë që pallati është i dëmtuar dhe është i pabanueshëm.

Dhe ky problem strukturor që ka pallati tashmë do të thotë që ne duhet të marrim vendimin se si do të ecim në vazhdim duke trajtuar të gjithë alternativat e rindërtimit apo duke parë dhe forma të tjera për ta akomoduar të gjithë banorët dhe familjet që kanë pasur banesa aty.

Unë sot jam këtu për të diskutuar me të gjithë institucionet lokale, për të trajtuar se kush janë rrugët që ne duhet të ndjekim për t’i dhënë zgjidhje problematikës në afatgjatë. Dhe çfarë ka elementë të tjerë për të kaluar këtë moment tranzitor”, tha ai.

The post Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo nga vendngjarja: Po shqyrtojmë alternativat për zgjidhjen e situatës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit

10.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026

Me lëndë narkotike dhe armë me vete, arrestohet në zonën e Liqenit të Çekrezës 42-vjeçari me precedent penal

10.11.2026

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

09.11.2026