JETA

E dënuara me vdekje i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, reagon Trump

Kosova.Today ·

Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar rastin e pazakontë të Christa Pike, e cila i mbijetoi një injeksioni vdekjeprurës gjatë përpjekjes për ekzekutimin e saj në Tennessee. “Pati një ekzekutim, por ilaçi nuk funksionoi siç duhej”,...

Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar rastin e pazakontë të Christa Pike, e cila i mbijetoi një injeksioni vdekjeprurës gjatë përpjekjes për ekzekutimin e saj në Tennessee.

“Pati një ekzekutim, por ilaçi nuk funksionoi siç duhej”, tha Trump, duke e cilësuar rastin si një “situatë interesante”. Ai shtoi se një procedurë e tillë “nuk duhet të jetë aq e komplikuar”.

Pike, e dënuar me vdekje për vrasjen e një 19-vjeçareje, vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital, sipas mediave amerikane që citojnë avokatët e saj.

Dy doza nuk mjaftuan, dështoi ekzekutimi i amerikanes së dënuar me vdekje – çfarë pritet të ndodhë më tej?

Ekzekutimi i saj u ndërpre pasi autoritetet hasën probleme gjatë administrimit të injeksionit vdekjeprurës.

Sipas raportimeve, asaj iu administruan dy doza të pentobarbitalit, por ajo nuk humbi jetën.

Pas incidentit, autoritetet e Tennessee-t pezulluan ekzekutimet e tjera dhe nisën një rishikim të procedurës për të përcaktuar se çfarë shkoi keq.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

Zvicra lejon ukrainasit me statusin S të vazhdojnë udhëtimet jashtë vendit

11.11.2026

Zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit” deri në tri ditë pas konsumimit

12.11.2026

Zviceranët po shpenzojnë më shumë, konsumi u rrit me 1.6% në tetor

15.11.2026