JETA

Zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit” deri në tri ditë pas konsumimit

Kosova.Today ·

Një metodë e re e zhvilluar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Cyrihut mundëson zbulimin e substancës GHB, e njohur si “droga e përdhunimit”, deri në tri ditë pas konsumimit. Metoda bazohet në identifikimin e një...

Një metodë e re e zhvilluar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Cyrihut mundëson zbulimin e substancës GHB, e njohur si “droga e përdhunimit”, deri në tri ditë pas konsumimit.

Metoda bazohet në identifikimin e një biomarkeri të ri, i cili qëndron në organizëm më gjatë se vetë substanca dhe mundëson zbulimin e saj për një periudhë dukshëm më të gjatë se më parë.

Deri më tani, GHB-ja mund të zbulohej në gjak vetëm deri në gjashtë orë, ndërsa në urinë deri në 12 orë pas konsumimit. Kjo shpesh e vështirësonte dokumentimin e rasteve, pasi mostrat nuk arrinin të merreshin brenda këtij afati.

Sipas Andrea Steuer, zëvendësdrejtuese e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Cyrih, studimet kanë treguar se biomarkeri mund të identifikohet edhe pas 28 orësh, në shumicën e rasteve pas dy ditësh, ndërsa në disa persona deri në tri ditë pas konsumimit.

Gjetja e re pritet të ndihmojë në hetimin dhe dokumentimin më të saktë të rasteve të dyshuara të abuzimit seksual, veçanërisht kur viktimat kërkojnë ndihmë me vonesë.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se mostrat e gjakut dhe urinës duhet të merren sa më shpejt që të jetë e mundur pas dyshimit për konsumim të kësaj substance.

The post Zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit” deri në tri ditë pas konsumimit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gjeneva ashpërson rregullat për qiratë afatshkurtra përmes Airbnb

09.11.2026

Cyrihu mund të ndërtojë mbi 20 mijë banesa pa prishur asnjë ndërtesë

11.11.2026

Zvicër: Hakerët kërkojnë shpërblim për të dhënat e vjedhura, në mesin e tyre dyshohet se ka edhe informacione të inteligjencës

10.11.2026

Zvicër: 38% e të rinjve vazhdojnë shkollimin pas përfundimit të praktikës profesionale

10.11.2026